"I futi thikë pas shpine Kosovës", Berisha për fjalimin e Edi Ramës në Strasburg

Thikë pas shpine Kosovës, e konsideron kreu i demokratëve berisha , fjalimin e kryeministrit ne keshillin e Europes.

Sipas Berishes, Rama dëmtoi Kosovën në një moment delikat për anëtarësimin e saj në kete organizem. Megjithate kryeministri sipas tij e mori ndëshkimin nga parlamentarët ne Strasburg.

“Edi Rama në Strasburg me fjalën e tij tërkuzë, dyfishin e kohës së lejuar të cilën sot mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë.

Me këtë qëndrim grotesk, detyroi komitetin presidencialet të  asamblesë parlamentare të këshillit të Europës, krahas fyerjeve, sharjeve ndaj Asamblesë të bojkotojnë zyrtarisht darkës, pavarësisht se aty ishte kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s.

Edi Rama i futi thikën Kosovës pasi ai dështoi me turp me tezën e luftës civile të elaboruar me propagandën e rilindjes për luftën civile në Kosovë, barbarizmin e ushtrisë serbe në Kosovë," tha ai.

Berisha i bëri thirrje Këshillit të Europës të mos ndikohet nga shfaqja teatrale e kreut të qeverisë.

Pavarësisht situatës së brendshme të forcës politike që drejton, Berisha nënvizon se çështje parësore për opozitën mbetet përballja me atë që e cilëson armik dhe se bisedimet për të shkuar në zgjedhje të bashkuar përballë mazhorancën janë tashmë një fakt.