Kapet tregtari i armëve dhe opiumit, 60 vjeçari nga Cërriku ktheu shtëpinë në bazë armatimesh

Një 60 vjeçar nga Cërriku u arrestua nga Policia me dyshimin se shiste armë zjarri që më pas përdoren në ngjarje kriminale dhe lëndë narkotike. Në pranga përfundoi dhe një mik i tij.

Aqif Bezati, 60 vjeç e kishte shndërruar banesën e tij në fshatin Deshiran, Belsh në një bazë veprimtarish kriminale.

Aty kultivonte e shiste lëndë narkotike, armë dhe municione luftarake.

Kur policia e Elbasanit ndërhyri gjeti një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi dhe 5 krehra fishekësh.

3.6 kilogramë  kanabis dhe 75 bimë të thata të dyshuara opium.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërsa kontrollet e metejshme zbuluan edhe përfitimet e tij si tregtar i paligjshëm armësh dhe droge.

Në banesë u gjetën 3.7 milion lekë, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se Aqif Bezati i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.  

Operacioni “Deshiran” vijoi me tej në banesën Veli Deliut, një 55 vjeçar me lidhje shoqërore me 60 vjeçarin Bezati.

Aty policia gjeti një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu të cilat ai i mbante pa leje.

Aqif Bezati dhe Veli Deliu u vunë në pranga në kushtet e flagrancës për disa vepra penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe shitjen e narkotikëve.

Ndërkohë 47 vjeçari Kujtim Jangozi, u arrestua në Thumanë të Krujës, pasi mbante në banesë një armë zjarri pushkë, si dhe 3 krehëra me municion luftarak.

 Kapet tregtari i armëve dhe opiumit, 60 vjeçari nga Cërriku

 Kapet tregtari i armëve dhe opiumit, 60 vjeçari nga Cërriku

Kapet tregtari i armëve dhe opiumit, 60 vjeçari nga Cërriku