"Shqipëria si Kosova jo si Europa", Pedagogët në protestë para Universitetit të Arteve për rritjen e pagave

Pedagogët e Universitetit të Tiranës kanqë dalë sot në protestë para Universitetit të Arteve.

Protesta e paralajmëruar përmes Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) me thirrjen që “pagat e studentëve tu kthehen atyre në shërbime, jo për paga personeli.”

Prej disa javësh pedagogët janë ngritur në protestë duke kërkuar rritjen e pagave të tyre si dhe rritjen e financimit për kërkimet shkencore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pavarësisht se qeveria vendosi rritjen e pagave me 7% dhe pjesë tjetër e rritjes do të varej nga secili universitet, pedagogët nuk ranë dakord me një gjë të tillë.

Madje Kreu i Sindikatës së pedagogëve deklaroi se edhe Kosova i ka pagat e pedagogëve më të larta se vendi ynë.

"Nëse e krahasojmë me Kosovën ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova”, tha Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi.

“Ka pasur keqkuptime mbi përmbajtjen e peticionit, ka pasur sugjerime që propozimi të përfundojë me një manifest.

Ne e kemi thënë që nuk bëhet fjalë për rrogën e një pedagogu që të mbajë familjen e tij, por që të jetë dinjitoz.

Kemi kërkuar rritje 30% këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm. Duke u nisur nga kriza ekonomike ne e kemi zbritur kërkesën duke qenë solidarë me këtë situatë.

Kërkesat tona kryeministri i quajti ultimatum, por i themi kryeministrit ta shikojë universitetin me një sy tjetër.

Sot gjendja e profesoratit është në një tjetër gjendje dhe nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë dhe nuk ka pasur rritje.

Nëse e krahasojmë me Kosovën ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova”, tha ai.