Abuzim seksual apo akuza inati? 40-vjeçari akuzohet për ngacmim, fshati i del në mbrojtje
Një 55 vjeçare nga fshati Porodinë në Korçë, ka akuzuar një 40 vjeçar për ngacmim seksual të të birit të saj me aftësi të kufizuara. Në lidhje me ngjarjen e cila është referuar në prokurori tanimë, kanë reaguar jo vetëm akuzuesja por edhe i akuzuari dhe i gjithë fshati i cili i ka dalë në mbrotje të akuzuarit.
Një 55 vjeçare nga fshti Porodinë në Korçë ka akuzuar në polici komshiun e saj Dionis Myrtollari 40 vjeç se i ka ngacmuar seksualisht djalin, i cili është person me aftësi të kufizuara.
Ngjarja është referuar në Prokurorinë e Korçës, ndërsa sipas 55vjeçres ngacmimi i pretenduar ka ndodhur rreth 4 muaj më parë.
Veç ngacmimit seksual denoncuesja thotë se 40 vjeçari, ka ushtruar edhe dhunë periodike ndaj të birit të sëmurë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Dionis Myrtollari, I cili ka mohuar akuzat.
“Të zbardhet e drejta qe me kanë akuzuar,për disa me te meta mendore , të më japë drejtësi shteti,” tha ai.
Familjarë të tij dhe banorë të fshatit Porodinë protestuan të premten para komisariatit në Korçë, duke thënë se akuzat e 55 vjeçares janë gënjeshtra.
"Të vihet drejtësi, në radhë të parë nderi i dhëntit. Dhe pa psikolog, pa doktor ku vete te arrestosh këtë njeri. Polici i zonës çfarë ka bërë deri tani? Ajo ka ardhur në atë shtëpi, por nuk është shtëpia e saj,” tha vjerra e Dionisit.
40 vjeçari i akuzuar ende nuk është proceduar për shkak të mungese së elementeve të veprës penale, të cilët pritet t’i vlerësojë më tej Prokuroria nga hetimet paraprake.