Me 4 emigrantë në makinë, durrasku kapet nga policia në Gjirokastër

Një 30-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm me automjetin e tij.

Me finalizimin e operacionit të koduar "Road Guard 44", u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. T., 30 vjeç, banues në Durrës.

"Arrestimi i shtetasit I. T. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Levan, në vendin e quajtur Krahës, duke transportuar me automjetin tip "Mercedes Benz", 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit," njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Me 4 emigrantë në makinë, durrasku kapet nga policia në Me 4 emigrantë në makinë, durrasku kapet nga policia në