Zeka: Pjesa e parë e fjalimit të Ramës e shkëlqyer, dua ballafaqim me Bashën e zyrtarët e Tiranës
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Milaim Zeka u shpreh se fjalimi i Ramës në pjesën e parë ishte i shkëlqyeshëm.
Ai tha se Edi Rama me gjestin që ka bërë në radhë të parë e ka pastruar atë njollën e zeze me shtëpinë e verdhë.
Zeka: Unë kam jetuar gjatë në perëndim dhe kam mbaruar shkollimin aty, prandaj fjalimin e Ramës do ta ndajë në dysh. Pjesën e parë ka qenë një fjalim i shkëlqyer dhe në vendin e duhur. Ua përplasi burokratëve perëndimorë të gjithë të palarat aty. Ka edhe në Evropë budallenj.
Edi Rama me gjestin që ka bërë në radhë të parë e ka pastruar atë njollën e zeze me shtëpinë e verdhë. Unë do të doja të kisha një ballafaqim me Bashën dhe zyrtarët e lartë të Shqipërisë, që t’i pyesja që kush i dha të drejtë Del Pontes që të bënte hetime brenda Shqipërisë, kur ajo kishte mandat vetëm për të hetuar në ish-Jugosllavi.
