Akuzat për financimin, Bejko: Nëse është gishti rus, jemi të djegur si PD. Ja çfarë më tha Basha
Roland Bejko thotë se nëse akuzat për financimin rus janë të vërteta, PD merr fund si parti.
Në Rtv Ora ai tha se Basha e mohon kategorikisht këtë fakt.
Bejko: Për çështjen e financimit rus. Në rast se është real nuk penalizohet vetëm Basha por gjithë PD, edhe krahu i Foltores. Nëse Basha është i implikuar në çështjen e lobimit ku janë të implikuar dhe rusët i bëhet dalje totale PD nga faktori ndërkombëtar dhe SHBA. Ata vendin nuk do ta lënë pa partneritet, dikë do të gjejnë si alternativë të Ramës qoftë edhe Veliaj, Meta, apo një faktor i ri politik që mund të dalë. Nëse amerikanët e kanë të vërtetuar se ekziston gishti rus aty brenda ne jemi të djegur përfundimisht me dhe pa Foltore, me dhe pa Bashën. Kërkon transparencë më të madhe.Basha na tha se është një proces që është hetuar nga prokuroria, është e qartë rruga dhe mënyra si është bërë dhe drejtësia të thotë të vërtetën. Unë, tha, mbaj kosto nëse është e vërtetë, e mohoi që të jetë e vërtetë një gjë e tillë.
