Murrizi: PD të mos bëjë sikur po bashkohet, por të votojnë reformën e re territoriale në kuvend
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se edhe primaret janë një farë lobimi në parti.
Ai tha se nëse PD-ja do të tregojë vullnet sikur po bën diçka për qytetarët të merret me reformën territoriale në kuvend dhe jo të bëjë sikur po bashkohet.
Murrizi: Ne e dimë se si janë primaret sepse politika janë lobim. Dua ta shoh këtë tentativën e fundit mes Bardhit dhe Palokës që do të bisedojnë, por nuk lëvizin nga Berisha. Këta kanë një betejë sikur po bëjnë një bon sens të madh, këta kanë deri në fund të tetorit reformën territoriale.
Këta e kanë në dorë që duan të shkojnë me një draft për të ndryshuar hartën territoriale. Nëse nuk e bëjnë në kuvend, por e bëjnë jashtë sallës sikur jashtë bashkë. Koha pret, sepse nuk i ka filluar kaq para opozita fushatat. Sot më shumë sesa kurrë shqiptarët kanë parë nevojën që duhet një hartë tjetër elektorale.

