Shehi: Të gjithë bashkë kundër Ramës, na bashkon kandidati në zgjedhje, jo shefi i opozitës

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh një ide e re në opozitë është që të gjendet një rrugë për të dalë në një kandidat të vetëm.

Sipas tij, opozitën duhet ta bashkojnë 3 gjëra; lufta kundër korrupsionit të kësaj qeveri, autokracisë dhe sinergjia për të prodhuar një kandidat të vetëm.

Shehi: Një ide e re në opozitë është që të gjejmë një rrugë për të dalë në një kandidat të vetëm. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në opozitë. Dhe shpresoj që të mbërrijmë sepse jemi rrugës dhe ta prishin këtë lodër pa ardhur viti i ri. Kemi edhe një ide tjetër, që ne duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin edhe kur nuk e duam njëri-tjetrin.

Ne na bashkojnë 3 gjëra; lufta kundër korrupsionit të kësaj qeveri, autokracisë dhe sinergjia për të prodhuar një kandidat të vetëm. Mendoj se këto janë të domosdoshme për të rindërtuar një opozitë re. E mendojmë të gjithë njëlloj apo jemi të gjithë të pastër? Jo, nuk jemi! Këtë herë nuk kemi nevojë për shefa të mëdhenj sepse shefa këtë rast janë kandidatët për bashki. Këtë herë ndjekemi kandidatin dhe jo shefin e opozitës, sepse nuk po zgjedhim kryeministrin.