"Berisha dhe Meta kanë qenë në dijeni", Bejko tregon si justifikohet Basha për lidershipin e dobët në krye të PD
Roland Bejko thotë se Lulzim Basha duhet tu japë përgjigje përfundimtare akuzave të Sali Berishës në adresë të tij.
I ftuar në Rtv Ora, Bejko u ndal te deklarata e Berishës se nuk ka pasur asnjë rol në vendimmarrjen e Partisë Demokratike gjatë kohës që kjo forcë politike është drejtuar nga Basha, duke treguar edhe versionin e këtij të fundit.
Bejko: Akuzave të zotit Berisha zoti Basha duhet tu japë përgjigje definitive jo retorikë politike. Të na bindë nëse qëndrojnë akuzat e zotit Berisha për të apo jo. Berisha thotë që ai ka qenë kryetari i partisë dhe nuk kam qenë unë dhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme nuk kam qenë unë. Zoti Basha ne në tavolinë na tha, ishim aty 60 vetë me kryetarë degësh, ish-anëtarë kryesie, deputetë etj. Tha, po, kemi qenë në një raport ambiguiteti në drejtimin e PD. Nuk është se na tha diçka që nuk e dinim. Madje tha se për të gjitha vendimet e rëndësishme ka qenë në dijeni dhe kanë reaguar në favor të këtyre vendimeve si Berisha ashtu dhe Meta.Duke qenë se jemi në këtë situatë të paqartë është alfa dhe për respekt të demokratëve, duhet të dalin gjërat më qartë.
