Gjendet një makinë e shkrumbuar totalisht në një fshat të Fierit

Në afërsi te fshatit Shtyllas në Fier është gjetur një automjet i tipit Mercedes Benz, i shkrumbuar totalisht. 

Makina është pa targa dhe dyshimet janë qe mund ti jetë vendosur flaka qëllimisht. 

Mësohet se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.  Makina është gjetur në një rrugë dytësore, lidhëse me bypassin e Fierit. 

Dyshimet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kanë bërë që të nis puna për identifikimin e pronarit të mundshëm të automjetit nëpërmjet numrit të shasisë e detajeve të tjera, që i kanë shpëtuar djegies.

"Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fier-Levan, në anë të rrugës së fshatit Shtyllas, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip "Benz”, pa targa." - njofton policia. 

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjendet një makinë e shkrumbuar totalisht në një fshat