Ndoka: Mundësia e sondazheve e domosdoshme, sidomos për disa qytete me peshë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka u shpreh se sondazheve është e domosdoshme, sidomos për qarqet e mëdha.
Ai shtoi se pasi të ketë përfunduar një sondazh i tillë, mund të kalohet edhe në primare, ashtu sikurse këmbëngul Berisha.
Ndoka: Ajo vazhda e propozimit që ka marrë Berisha janë shtjelluar sot. Mundësia e sondazheve është e domosdoshme, sidomos për disa qytete që kanë një peshë të madhe. Janë bashki që shko që shkon përtej militantëve dhe anëtarëve të partive tona.
Të kemi një sondazh të saktë duke shfrytëzuar të gjitha emrat dhe kjo besoj se do të ishte zgjidhej më optimale. Pasi të ketë përfunduar një sondazh i tillë, mund të kalohet edhe në primare, ashtu sikurse këmbëngul Berisha, pasi PD-ja e kishte humbur sensin e votës pasi kandidatët zgjidheshin nga kryetari dhe kunati.

