Bejko: Zero reflektim nga Berisha, ai do të jetë aty lart dhe të tjerët ta ndjekin si dele

Roland Bejko nuk sheh asnjë refkletim nga zoti Berisha, madje as në deklaratën e fundit që pati pasdite vonë për mediat lidhur me nismën e marrë nga grupi i Alibeaj për të diskutuar me ta për daljen me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.

Për Rtv Ora ai thotë se Berisha kërkon që ta ndjekin pas si dele.

Bejko: Berisha tha se PD është më e unifikuar se kurrë, më e fortë se kurrë, më e hapur se kurrë. Përveç tij, të gjithë të tjerët thonë se nuk mjaftojmë kaq sa jemi por duhet të bashkohemi të gjithë sëbashku dhe pastaj të ndërtojmë një narrativë të pranueshme për elektoratin gri.

Dihet se në numra Edi Rama me gjithë pushtetet që ka të mund, nuk është sekret. E pashë Berishën dhe në mbrëmje kur e pyetën gazetarët, reflektimi zero. Të jetë ai aty lart dhe të gjithë të tjerët të shkojnë si dele pas tij. Nuk bëhet kështu politika. Ne nuk hyjmë në shtëpinë e Berishës, jemi në PD të cilën Berisha na e dhunoi.

Sipas tij, Partia Demokratike mund të bashkohet vetëm përmes një procesi të hapur, demokratik dhe gjithëpërfshirës, çfarë në gjykimin e tij nuk ka ndodhur deri më sot