Shehi: Kandidatët të zgjidhen nga qytetarët dhe jo shefat e partive, të marrim shumicën e bashkive
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi u shpreh se kryetarët e partive duhet të relativizohen.
Ai tha se duhen forcuar qytetarët dhe ata të zgjedhin kandidatët për lokalet 2023, për të prodhuar një klasë të re politike.
Shehi: Nëse nuk janë të pavarur zgjedhjet në PD, nuk do të vijnë njerëzit. Duhet t’i riaktivizojmë kryetarët ndërsa këta duan t’i forcojnë. Unë po them që të forcojmë qytetarët dhe qytetarët të zgjedhin kandidatin, jo me primare, se ata janë ca lobingje që ashtu kanë votuar përherë.
Ne duhet të fitojmë që të fitojmë një pjesë të mirë të bashkive, prandaj kandidatët duhen të zgjidhen nga qytetarët dhe jo shefat e partitive. Kjo skemë relativizmin krerët e partive dhe prodhon një klasë politike të re. Nga populli do të dalin 60-70 kandidatë, që nuk do të fitojnë të gjithë, por do të dali nga anonimati.

