Takimi në Berat, Bejko zbardh takimin me Bashën: Betejat nuk fitohen nga shtëpia, as fitoren s'ta jep njeri në tavolinë

Pas Agron Kapllanaj në Ora News, edhe Roland Bejko për Rtv Ora ka zbardhur takimin që ata patën me Lulzim Bashën në Berat dhe qëndrimet e shprehura ndaj tij.


Bejko në intervistën me gazetaren Beti Njuma deklaroi se ja bëri të qartë Bashës se betejat nuk fitohen duke qëndruar në shtëpi dhe se fitoren nuk ta jep njeri në tavolinë.

Bejko: Duke qenë se ishim ballë për ballë ato gjëra që them në studio doja t'ja thoja përballë. Në mendimin tim betejat nuk fitohen duke qëndruar në shtëpi, duke ju shmangur atyre. I thashë Bashës se ka qenë e pamjaftueshme lufta që bëri ai, përjekjet që bëri ai, ballafaqimi që bëri me zotin Berisha se ndryshe ai do ta kishte PD, nuk mund ta humbiste. Duhet ta kishte bërë mirë llogarinë para se ta merrte atë vendim. Na ka krijkuar një kosto të jashtëzakonshme. Në rast se do të rikthehet në krye të PD, nuk ta jep njeri në tavolinë fitoren, duhet ta meritosh, të ndeshesh, ballafaqohesh.