Mediu: Kandidatin të mos e zgjedhë Berisha, por primaret e hapura ose sondazhet
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se këtë radhë kandidatin nuk e zgjedh Berisha, port primaret e hapura.
Ai shtoi se përpos kësaj situate në zgjedhjet lokale, mund të ndërtohet edhe një opozitë si alternativë e denjë për të ardhur në pushtet.
Mediu: Po t’i kthehemi realitetit sot e reja që bie këtë radhë është një kandidat që nuk e zgjedh Berisha, por zgjidhet me primare të hapura me të gjitha partitë ose me një sondazh. Ne kemi kontribuar në ide racionale për të një kandidat jashtë kontrolleve të lidershipit.
Ne duam edhe të ndërtojmë edhe një alternativë të artë qeverisëse që përfshinë edhe njerëz të rinj jashtë vendit. Detyra imediate e jona është ndërtimi i gjithë aksioni opozitar për tu përballur me këtë qeverisje.
