Ndahet nga jeta Kozara Kati, një ndër emrat e parë të shoqërisë civile në Shqipëri

Është ndarë nga jeta Kozara Kati, një emër i njohur i shoqërisë civile në Shqipëri.

Mësohet se Kozeta Kati vuante nga diabeti ndërsa ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Kozara Kati, vajza e ish-zëvendësministrit të kohës së diktaturës Vasil Kati, së bashku me familjen u internua për një kohë të gjatë, gjatë kohës së komunizmit pas arrestimit të të atit.

Kozara Kati ka qenë një nga drejtueset e para të shoqërisë civile në Shqipëri, ndërsa vitet e fundit ishte anëtare dhe më pas kryetare e Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Lamtumira dhe ceremonitë mortore do të zhvillohen nesër në orën 11:00 në Sharrë, ku familja pret ngushëllime sot pas orës 16:00 tek FU Univers, rruga Bardhyl në Tiranë.