Burimi: Rama rrëzohet në mënyrë demokratike, të provokohen zgjedhje të parakohshme

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Genc Burimi u shpreh se qëllimi nuk janë zgjedhjet lokale, por zgjedhjet e përgjithshme.

Ai shtoi se primaret janë demokratike, por Rama nuk mund të rrëzohet me to, por duke fituar zgjedhjet lokale dhe kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Burimi: Qëllimi nuk janë zgjedhjet lokale, por zgjedhjet e përgjithshme. Nuk ka një debat për menaxhimin e bashkive, ashtu sikurse ka ndodhur këtu në perëndim. Macron ka hequr taksën e ndërmarrjeve ndaj bashkisë prej 10%, por ama bashkisë iu hoq një e ardhur konkrete.

Këto debate konkrete nuk shihen në Shqipëri. Primaret janë demokratike, por jemi shumë larg. I duhet dhënë qytetarit një fletë-rrugëtim i ndershëm. Rama rrëzohet në mënyrë demokratike, me vota dhe të provokohen zgjedhje të parakohshme.