Makina e drejtuar nga i riu përplaset me motoçikletën në aksin Elbasan-Belsh, plagoset 32-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2022, 18:49
Një 32-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Elbasan-Belsh.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin "Kajan", ku mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin M.K. 28 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin B. K. 73 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në motoçikletë, shtetasja V. K. 32 vjeçe, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
