Mediu: Para sondazheve, të realizojmë një debat me kandidatët, njerëzit të lodhur nga kjo politikë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se është e nevojshme që para sondazhit, të realizohet një debat me figurat që do të shkojnë në sondazh.
Ai u shpreh se duhet një njeri që tejkalon problematikat që kanë politikanët e tanishëm sepse qytetarët janë të lodhur tashmë.
Mediu: Është e nevojshme që para sondazhit, të realizojmë një debat me figurat që do të shkojnë në këtë sondazh, që të mos shkojmë drejt të panjohurës. Sepse përndryshe do të shkojmë drejt zgjedhjeve me alternativën e qeverisjes qendrore dhe jo atë lokale. Kjo do të jetë e vështirë për ta ndërtuar.
Ne kemi nevojë për një njeri që tejkalon problematiket e njerëzve që kemi sot në politike dhe po t’i pyesësh qytetarët sot janë të lodhur nga kjo lloj politike. Ne t’i ofrojmë njerëz që kanë shfaqje dhe ide ndryshe. Ky mendoj se do të jetë hapi i ndryshimit të opozitës.

