Noka vlerëson reflektimin e grupit të Alibeaj: Tërheqja e padisë rruga e vetme për bashkim por ka kohë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka vlerësuar reflektimin e kolegëve të tij demokratë nga grupi i Alibeajt.

Ai tha se për reformat kryesore dhe zgjedhjet lokale, Alibeaj i ka në tavolinë propozimet prej tij që të enjten.

Flamur Noka: Për ndarjen territoriale, reformën zjedhore dhe për zgjedhjet lokale të jemi të unifikuar. Është një kërkesë e imja, ditën e enjte i kanë shkuar në tavolinë Alibeajt. Ka qenë zonja Dhurata Çupi dhe një nga këshilltarët, Patrik Sadikaj.

Keni marrë përgjigje?

Flamur Noka: Për momentin mora refuzim por koha për të reflektuar është gjithmonë dhe çfarë shoh kanë reflektuar dhe i falenderoj.

I pyetur se nga nis procesi i bashkimit të demokratëve, nga tërheqja e padisë apo ulja për të nxjerrë kandidatë të përbashkët në vendore, ai dha këtë përgjigje:

Flamur Noka: Tërheqja e padisë është rruga e vetme për tu dhënë sinjal të qartë demokratëve që bashkohen dhe jemi bashkë me një qëllim për tu përballur me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Por sigurisht ka kohë gjithmonë.