Pa shtëpi dhe me djalë të paralizuar, familja Balliu nga Lezha kërkon ndihmën e institucioneve
Pa shtëpi dhe me një djalë të paralizuar si pasojë e një aksidenti të rëndë familja Balliu nga Lezha gjendet në vështirësi të mëdha. Nga shteti kërkojnë ndihmë pasi të ardhurat i kanë të pamjaftueshme.
Hallet e familjes Balliu nisën nëntorin e vitin 2019, kur shtëpia e tyre u shemb nga tërmeti.
Pak muaj më vonë djali i familjes do të pësonte një aksident të rëndë që do e linte të paralizuar.
Tre vite nga tërmeti, nënë e bir nga fshati Rabosht i Lezhës nuk kanë një çati mbi kokë.
"Djalin nuk kam ku ta laj. Një dhomë ja kam prish kunatit. Verës e laj jashtë, dimrit aty."
Shtëpinë ua shembën deri në themele 6 muaj më parë duke u premtuar se do t`ua rindëtonin, por puna nuk ka nisur ende.
"E prishën dhe në Hënë jam."
"Nuk ka vënë dorë njeri."
Përfitojnë KEMP e bonus qiraje por janë të pamjaftueshme për të përballuar vështirësitë që kanë.
"Me 150 mijë lekë bonus nuk paguan dot ujë e drita."
Të afërmit e familjes Balliu kërkojnë ndihmën e shtetit për ta dërguar jashtë shtetit për kurim 28-vjeçarin që gjendet në karrige me rrota.
"Nëse ka shtet e ka ndonjë shoqatë bamirësie të ndihmojnë djalin ta çojnë diku në një spital."
