Agron Kapllanaj hedh dritë në Ora News mbi takimin në Berat: Jam kundër rikthimit të Bashës në PD

Agron Kapllanaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PD në Fier ka hedhur dritë për Ora News lidhur me lajmin që rodhi dje në media mbi takimin e tij me Bashën në Berat dhe kritikat e adresuara ndaj tij.

Përballë gazetarit Everest Dedaj ai e shprehu qartë se është kundër rikthimit të Bashës në këtë moment, por shtoi se prej tij kishte marrë garanci se nuk ishte ky qëllimi.

Kapllanaj: Unë jam kundër rikthimit të Bashës për këtë periudhë sepse një pjesë e demokratëve janë pozicionuar në krahun e Berishës edhe për shkak se Basha nuk arriti ti sillte në pushtet dhe një pjesë e mirë nuk shkojnë te Berisha se e shohin se me Berishën nuk kanë të ardhmen dhe PD nuk vjen në pushtet. Si njëri dhe tjetri nuk i sjell në pushtet demokratët për këtë arsye nuk e shoh zotin Basha si personin e duhur të rikthehet në PD.

Basha ishte kryetar partie deri para 6 muajsh, mund të qëndronte në PD se askush nuk ja imponoi për tu larguar, por ai e mendoi dhe i dha mesazh edhe Sali Berishës që edhe ai të bënte të njëjtën gjë, që demokratët të shkonin drejt një procesi gjithëpërfshirës. Këtë ja thashë dhe dje në atë drekë pune mes miqsh tanë, e organizuar nga një kolegu jonë i qarkut të Beratit, e falenderoj se na bëri bashkë të gjithëve. Midis të tjerëve kishte ftuar dhe Bashën.  

Me sa diskutova me Bashën ai nuk ishte qëllim rikthimin në krye të PD. Më konfirmoi se kishte ardhur për të drekuar mes miqsh dhe për të diskutuar politikisht pasi është deputet dhe ish-kryetar PD. Më tha se as nuk ka ardhur si kryetar partie as kam ndërmend të kthehem te PD, por do vazhdoj të luftoj për demokratët.

Kapllanaj nënvizoi se prania fizike e Bashës në takime me struktura të PD legjitimon pretendimet e grupit të Berishës se Alibeaj është një vegël e Bashës.

Basha: Le të japë kontributin e vet në parlament, grupin parlamentar dhe ku mendon ai por si bën mirë PD, takimeve që bën kryetari në detyrë i PD kur Basha është prezent për arsyen e vetme se një pjesë e vogël e deputetëve apo dhe vetë Berisha e kanë artikuluar dhe vazhdojnë ta artikulojnë sikur Basha është në krye të PD, do rikthehet të marrë partinë dhe këtë e bëjnë qëllimisht për të sfumuar pjesën e grupit parlamentar që nuk bëhet pjesë e lëvizjes së Berishës por dhe për të sfumuar kryetarin në detyrë Alibeaj. Kjo nuk është e vërtetë dhe unë për këtë i kërkova të distanconte fizikisht nga kjo.

Kapllanaj thotë se Basha nuk i solli demokratët në pushtet dhe kjo është një humbje personale e tij.

Ai qartëson se nuk ka mbështetur Lulzim Bashën por PD zyrtare ku kryhet aktiviteti politik nën siglën e PD dhe do vazhdoj ta mbështes.