Yuri Kim në kryesinë e Kuvendit me Shalsin dhe Kotin për amnistinë fiskale

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim prej gati 45 minutash në Kryesinë e Kuvendit me kryetarin e komisionit të ekonomisë, socialistin Eduart Shalsin.

Pjesë e takimit ishte nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja demokrate Sorina Koti.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Gazetarja e Ora News Fjorela Beleshi raporton se tema e diskutimit me dyer të mbyllura, sipas burimeve per Ora News ishte amnistia fiskale.

PS pavarësisht kundërshtive të ndërkombëtarëve është e angazhuar ta çojë deri në fund.

Nëse projketligji i saj shkon në Kuvend, komisioni i ekonomisë do të jetë pjesë për ta shqyrtuar.

Kjo amnisti e pengon Shqipërinë drejt rrugës europiane dhe nëse shkon në Kuvend duhen diskutuar edhe ndryshimet që duhen bërë.

Edhe çështja e pasaportave gold do të jetë një nga çështjet që do të diskuthen nga komisioni i ekonomisë nëse shkon në kuvend. Kjo pasi mendohet se ajo i hap rrugë parave të pista.

Ky takim ka një risi, pasi zonja Koti është ndër deputetet e para që ka takuar ambasadorja Kim e radhitur në krah të kreut të PD-së Sali Berisha.

Zonja Koti ka deklaruar se pas këtij takimi do të ketë dhe një deklaratë për shtyp.