"Më lironi ose flas!" Sali Berisha: Alqi Bllako u lirua pasi shantazhoi Erion Velinë dhe Edi Ramën
Vendimi i gjykatës për të lënë në "arrest në shtëpi" Alqi Bllakon sipas Sali Berishës tregon se incineratorët nuk do të hetohen.
Kryetari i PD-së Sali Berisha thotë se Alqi Bllako është liruar nga burgu pasi ka shantazhuar Edi Ramën dhe Erion Velinë se do të flasë.
Dje, më 6 tetor, Gjykata e Posaçme vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për ish deputetin socialist.
“Dje liruan deputetin pasi ai u kërcëlliti dhëmbët Erion Velisë dhe Edi Ramës më lironi ose do të flas. E nxorrën në shtëpi Bllakon.
Bllako, që me paratë tuaj, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë pagë mujore të atit sikur të ishte shef ekzekutivi I një koorporate të madhe.Ne nuk mund ta tolerojmë . A do e tolerojmë ne këtë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo, sepse është e tëra vjedhje. Kjo sepse Rama ka gjetur Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë mbi kokën e shqiptarëve" tha Berisha sot në një takim me demokratët e bashkisë së Memaliajt.
Më tej në takimin me mbështetësit në Memaliaj dhe Gjirokastër Berisha akuzoi se qeveria po realizon tendera luksi në kohën e krizës së energjisë , madje duke akuzuar dhe për grabitje në miliona euro.
Ay siç thotë vetë firmos pam pam e fap fap. Të firmosësh 4 milionë euro një instalancion me arka druri e vazo, e bën vetëm një njeri i verbuar që nuk di se ç’do të thotë uri, ç’do të thotë skamje.
Duke folur për situatën në PD, Berisha theksoi se të gjithë palët në selinë blu do të jenë bashkë
Duket se me nisjen e diskutimeve në presidencë për caktimin e datës së zgjedhjeve, Berisha ka intensifikuar jo vetëm bisedimet me aleatët por po ashtu edhe me mbështetësit në rrethe.
