Atentat “fake” për azil? Ish-emigranti në Angli merr policinë në 02:00 "Më qëlluan"
Një 42 vjeçar nga Vau i Dejës denoncoi në Policinë e Shkodrës mëngjesin e kësaj të premte, 7 tetor 2022 se i bënë atentat, ndërsa udhëtonte me një makinë të marrë me qira. Por dyshimet e policisë janë se ngjarja është e inskenuar, me qëllim përfitimin e azilit në Mbretërine e Bashkuar, nga ku ai ishte kthyer dy muaj më parë.
Një 42 vjeçar nga Vau i Dejës denoncoi në Policinë e Shkodrës se i bënë atentat. Ishte ora 02:00 e mëngjesit të 7 tetorit, kur Armand Babaj, njoftoi sallën operative se ishte sulmuar me armë zjarri në aksin Shkodër-Vau i Dejës.
42 vjeçari tha se po udhëtonte me një makinë të marrë me qira kur u qëllua.
Për pasojë pati vetëm dëme të vogla materiale në makinë.
Policia e Shkodrës fillimisht u vu në alarm, por pas verifikimeve të para ngriti dyshime se atentati I denoncuar nga 42 vjeçari mund të jetë improvizim.
Armand Boja, sipas burimeve, kishte rreth 2 muaj që ishte kthyer nga Britania e Madhe dhe mund ta ketë krijuar situatën, për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia e Shkodrës thotë se një grup i posacëm hetimor po vijon verifikimet për atentatin e pretenduar nga 42 vjeçari Babaj.
Në raste se provohet se ngjarja ishte e improvizuar, Ai do të vihet në pranga.
Inskenimi i atentateve ndaj personave ose sulmeve ndaj banesave, ndër vite është përdorur si skemë për të përfituar azil në vendet perëndimore.
Njoftimi i policise: Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota", të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
