Kriza dhe investimet amerikane, ambasadorja amerikane takon drejtuesit e Komisionit të Ekonomisë

Nga investimet amerikane në Shqipëri, kontrolli parlamentar ndaj institucioneve qeveritare si dhe kriza ekonomike kanë qenë në qendër të diskutimeve mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe drejtuesve të Komisionit të Ekonomisë.

Pas takimeve me përfaqësuesit e partive politike dhe grupeve parlamentare, Ambasadorja amerikane Yuri Kim është rikthyer për herë të dytë në Kryesinë e Kuvendit në harkun kohor të një jave.

Në fokus të kësaj vizite nuk ishin diskutimet politike, por qëllimi lidhej me situatën ekonomike.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Për 45 minuta Yuri Kim ka qëndruar në zyrë me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi dhe me nënkryetaren, deputeten e PD-së Sorina Koti.

Edhe pse diplomatja amerikane nuk preferoi që të jetë detaje se çfarë u diskutua në takimin me dyer të mbyllura, ka qenë deputetja e radhitur në krah të Sali Berishës dhe socialisti Eduard Shalsi që kanë zbuluar detaje të çështjeve të cilat shqetësojnë SHBA.

Kriza dhe investimet amerikane, ambasadorja amerikane takon drejtuesit e

"Rreth investimeve amerikane në Shqipëri," tha Koti.

"Duke filluar nga java tjetër do të ketë diskutime intesive mbi buxhetin e 2023. Tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat," tha Shalsi.

Edhe amnistia fiskale ka qenë pjesë e këtij takimi, për të cilën PD bie dakord me SHBA, që është një nisëm që e dëmton vendin.

"Ambasadorja shprehu shqetësimin e saj për amnistinë fiskale se pastrimi i parave është një nga problematikat më të mëdha në Shqipëri," tha ajo.

Sorina Koti është e para deputete e selisë blu që është ulur në një tryezë me Ambasadoren amerikane, të paktën zyrtarisht.

Edhe pse demokratja u shpreh se emri i Sali Berishës nuk u përmend në këtë takim.

"Nukështë prekur konkretisht tema e z. Berisha, por si pjesë e PD-së unë sot përfaqësoj PD dhe jam pjesë e takimit të ambasadës," tha ajo.

Por vetëm pak minuta më vonë ka qenë Shalsi që ka kundërshtuar deklaratat e demokrates, duke i cilësuar qëndrimet e saj si hamendësime.

"Paska përcjellë dhe transferuar apo është përpjekur që bisedat me foltoren e non gratës së saj ti hamendësojë si biseda me Ambasadoren amerikane në zyrën time.

Kriza dhe investimet amerikane, ambasadorja amerikane takon drejtuesit e