Shkodër/ Telefonoi policinë se e qëlluan me armë, dyshime se e ka inskenuar vetë për azil politik në Angli

Një 42 vjeçar në Shkodër ka telefonuar policinë se mbremjen e djeshme drejt tij është qëlluar me armë zjarri.

Gazterai i Ora News Bepin Kolvataj informon se dy janë pistat ku po heton policia: nëse ka konflikte me persona të tjerë apo ngjarja është e inskenuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por Babaj nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Policia dyshon se ngjarja është e inskenuar nga vetë 42 vjeçari.

Inskenimi mund të ketë lidhje me një azil politik që ai kërkon në shtetin britanik, pasi ai kishte rreth dy muaj që ishte kthyer nga Anglia.

Babaj mësohet se e kishte marrë makinën me qira, ndërsa ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Vau i Dejës, në fshatin Vukatane.