Banorët e Fierit çojnë në SPAK kryebashkiakun Subashi: Duhet të jetë në 41 bis

Disa banorë të Fierit kanë denoncuar në SPAK kryetarin e bashkisë Armando Subashi për shkak të një ndërtimit të një godine 8 katëshe të bërë në pronën e tyre.

Sipas njërit prej tyre, fillimisht u deklarua se tek kjo hapsirë do të ndërtohej një lulishte, ndërsa në 2022 u dha leja për një godinë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Armando Subashi na i prish objektet, edhe timen edhe të Mirës gjasme për lulishte dhe në 2022 jep leje ndërtimi pikërisht në tokën tonë dhe në tokën shtetërore të vjedhur.

Për këtë ne mbajmë përgjegjësi dhe prandaj i kemi thënë SPAK-ut që në rast se kallëzimi ynë është i rremë, të mbajmë ne përgjegjësi për kalëlzim të rremë," tha një prej tyre.

Sa muaj ka që e keni bërë kallëzimin në SPAK?

"Në 12 maj 2022 dhe nuk kemi marrë apsolutisht asnjë përgjigje.

I gjithë krimi këtu fillon që kur Baftjar Zeqaj ka qenë kryetar i bashkisë dhe mafja tani e çon deputet në parlament. Pra ky deputet do të bëjë ligje për neve për të rregulluar pronat e shqiptarëve që kanë 30 vjet që po vrasin njëri - tjetrin, po vjedh prona shtetërore kjo mafie.

Për shpërdorim detyre dhe pastrim të produktit të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale në bazë të nenit 287, Armando Subashi sot duhet të jetë në 41 bis, jo ata që janë sot atje.

Ai bashkë me Baftjar Zeqon. Ky është pallat 8-katësh multifunksional. Për objektin tim, Gjykata ka vendosur të hedhë poshtë të gjitha pretendimet e organizatës kriminale mafioze që më ka vjedhur pronën," tha ai.