Kili, shembet tribuna me qindra tifozë, pamjet janë të pabesueshme (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2022, 16:07
Futbolli në Kili është më shumë se një fe por ajo që ka ndodhur në seancën stërvitore të skuadës Colo Colo është e pabesueshme. Në një moment që lojtarët por stërviteshin në “Estadio Monumental”, në prag të sfidës së ndezur me Catolica Santiago, lojtarët janë bërë dëshmitarë të jë skenë rrënqethëse.
Shkallët e mbushura të stadiumit, nuk arritën të rezistonin për shkak të peshës së madhe, duke u rrëzuar. Pamjet dramatike janë filmuar nga një i pranishëm që u përfshi edhe personalisht në aksident.
Autoritetet kiliane bëjnë me dije se ka vetëm disa të plagosur në gjendje të lehtë dhe asnjë viktimë në ngjarjen që mund të kishte pëfunduar shumë më keq.