Mbanin dhe tregtonin medikamente mjekësore kontrabantë, farmacistja dhe shitësja procedohen penalisht
Një farmaciste dhe një shitëse janë proceduar penalisht në Gjirokastër pasi mbanin dhe tregtonin medikamente mjekësore të dyshuara kontrabantë.
Me finalizimin e operacionit "Medicines" u proceduan penalisht:
- I. S., 37 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë".
"Gjatë kontrollit në automjetin e kësaj shtetaseje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat kjo shtetase i shiste në farmacinë e saj," njoftoi policia.
- N. A., 44 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë".
"Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin (dyqanin) në pronësi të kësaj shtetaseje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat kjo shtetase i shiste në këtë dyqan," njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.