Bushati: Rama promotor i ndërtimeve në Tiranë, po zhvillon një qytet të rëndomtë socialist gri
Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, ish-deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se Rama ka qenë promotori i ndërtimeve që po e shndërron Tiranën në një qytet modern.
Ai tha se kjo vërtetohet edhe nga rritje e kërkesës si dhe rritje e çmimit të ndërtesave që vazhdon e rritet vazhdimisht.
Bushati: Tirana është kryeqyteti dhe aty ku ndërtohet më shumë. Për histori dhe arsye sot të logjikshme, Rama ka qenë edhe kryetar dhe një nga promotorët e ndërtimeve që po e shndërron Tiranën nga një qytet i rëndomtë i realizimit socialist gri në një qytet që së paku ka ndërtime që i kërkon pronarët dhe ka kërkesë nga qytetarët sepse shohim që çmimet vazhdojnë dhe rriten.
Ka edhe hapësira publike që qytetarët vazhdojnë dhe i shijojnë. Ka pasur gjithmonë diskutime të nxehta kur janë shpallur në fillim dhe më pas kanë vërtetuar se janë interesante dhe rastet suksese. Shumica e firmave duke parë këtë vrull dhe zhvillim, janë treguar më të zellshme dhe kanë shtuar kate.
