Bumçi: Nuk mund të shpëtohen nga ndjekja penale me vendim të Ramës ata që ndërtojnë pa leje
Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se Rama dhe ministrat e tij e kanë thënë se ndërtuesit pa leje do të shpëtojnë nga ndjekje penale.
Ai tha se nuk mund të ketë një amnisti penale për ata që kanë ndërtuar pa leje në mes të Tiranës dhe të futen në burg ata në fshatra.
Bumçi: Është thënë më gojën e Ramës dhe gjithë ministrave të tij. Fillohet legalizimi dhe shpëtohet nga ndjekja penale nëse zgjidhe dhurimi ose parablerja. E ka thënë edhe Çuçi këtë gjë. Ky është vendimi dhe nuk flet për ndjekje penale për rastet.
Si mund të kemi amnisti penale me vendim qeveri dhe pse këto mijëra shkojnë dhe dënohen, njerëz të pafuqishëm fshatarë dhe njerëz pa mbrojtje, ndërsa këta që ndërtojnë pa leje lejohen. Kush mund të ndërtojnë pa leje në Tiranë, sepse duhet të marrin leje te kryetari i bashkisë.

