Hazizaj: Konfiskimin e ndërtimeve pa leje mund ta bëjë vetëm gjykata, ligji i Ramës i prodhuar nga eunukë

Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, juristi Sokol Hazizaj u shpreh se është gjykata ajo që mund të konfiskojë ndërtimet pa leje.  

Ai tha se vendimi i këshillit të ministrave për sekuestrimet është në kundërshtim me procedurën e kodit penal dhe kushtetutën.

Hazizaj: Është prokuroria që bën konfiskimin dhe më pas konfiskimin e bën gjykata në bazë të kërkesës së prokurorisë. Vetë ai kur ka përdoruar termin konfiskim ka rënë në kundërshtim me kodin e procedurës penale dhe kushtetutën.

Ky vendim është bërë nga disa eunukë. Jam dakord që këtij fenomeni negativ duhet t’i vijë fundi, por nuk është kjo rruga që duhet bërë. Kjo është hajde t’i marrim kështu.