Bumçi: Nuk ndërtohet pa leje pa miratimin e Ramës, në qendër ngrihen kulla, ata në fshat arrestohen

Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se në Tiranë nuk ndërtohet pa leje nëse nuk e miraton Rama.

Ai tha se njerëzit në fshatra nuk ndërtojnë dot një çati apo një rrugë me beton pa leje sepse i vijnë policia e shteti.

Bumçi: Ata njerëz kanë pasur leje për ta bërë atë gjë. Në vitin e 10-të qeverisjes së Edi Ramës ka rënë tërësisht. Rama e ka nxitur këtë për të justifikuar dështimin e tij. Nuk ka më siguri juridike dhe çështja e pronash është një ndër fushat që e ilustron këtë gjë.

Qeveria është treguar e dhunshme për këtë çështje. Në fshatrat e Tiranës pas malit të Dajtit dhe në zonat rurale të Shqipërisë, po të rregulloje çatinë pa leje të vinte policia ndërtimore dhe e shtetit. Nëse brenda oborrit shtron çimento të vinte policia ndërtimore dhe të procedonte. Edhe po të hapje një dritare të vinte policia sërish. pra ky shtet nuk sheh ndërtimet pa leje në mes të Tiranës. janë dënuar 3400 qytetarë për ndërtim pa leje të kësaj natyre.