Deputetët e PD dhe Partia e Lirisë thërrasin ERE në Kuvend: Menaxhimi mafioz i energjisë nga Rama është fakt që s'e luan topi

Pesëmbëdhjetë deputetë të Partisë së Lirisë dhe të Partisë Demokratike kanë thirrur ERE në parlament për një seancë dëgjimore.

”Pse iu bind urdhrit politik të Edi Ramës për të pesëfishuar çmimin për qytetarët” shkruan deputeti Petrit Vasili në një postim në facebook.

“E kemi thirrur të tregojë sesi shkeli pavarësinë e saj të garantuar me ligj për t'ju bindur urdhrit të çmendur të Edi Rames, i cili ishte pa asnjë bazë, por thjesht një provokim ndaj qyetarëve.

E kemi thirrur të tregojë se çfare i mbetet ERE-s, kur vetë Edi Rama e hedh poshtë po vetë vendimin e ERE-s të një dite më parë.

Menaxhimi mafioz i energjisë nga Edi Rama dhe qeveria është fakt që nuk e luan topi dhe i provuar me dokumente dhe të dhëna pa fund, të cilat vetem ERE bëri sikur nuk i pa dhe sikur harroi” shkruan Vasili.

Më 1 tetor kryeministri Edi Rama njoftoi se do të shtyjë vendosjen e fashës mbi 800 kW/h për në nëntor.