Meçe: Vetë Rama po e bën publik problemin e ndërtimeve pa leje, duket se e ka shqetësim

Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se kryeministri Rama e bëri publike çështjen e ndërtimeve pa leje.

Ai tha se duket se për të tashmë ky është një problem dhe shtoi se kur nuk ka vepër penale për ndërtimet pa leje ka ndëshkim administrativ.

Meçe: Jemi para një fenomeni që po e bën publik kryeministri. Kjo do të thotë se ai e ka problematikë. Ne mund ta diskutojmë pse u bë publik, por ama nëse ai nuk do ta bënte publike ata do të vazhdonin me të njëjtin stad.

Kryeministri po ngre një shqetësim dhe unë dua të jem pozitiv në këtë aspekt. Ai nxjerr një VKM dhe për të janë bërë shumë debate duke anatemuar ligjshmërinë dhe paligjshmërinë e saj. Në rast se vepra nuk është penale, kemi ndëshkim administrativ.