Meçe: Për ndërtimet pa leje përgjegjës kryesor Veliaj, e ka për detyrë, por ai është zhdukur
Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se kryeministri Rama për pallatin me kate pa leje në qendër ka nxjerrë dokumente.
Ai tha se një ndër përgjegjësit kryesorë të kësaj çështje është edhe kryearti i bashkisë i Tiranës, i cili sipas tij nuk ka reagur fare për këtë çështje.
Meçe: Unë jam ballafaquar para 3 ditësh me një dokument që nxori kryeministri është bërë një procedurë për pezullimin e punimeve dhe për një gjobë në atë objekt me kate pa leje. Pra, nuk është e vërtetë që nuk ka funksionuar gjërat. Kryeministri nxjerr 3 dokumente për këtë. Ajo që ka ndodhur është se personi i është drejtuar gjykatës dhe gjykata ka thënë që të ndërpritet gjoba dhe kanë marrë masë sigurie deri në përfundim të objektit.
Kush e kishte detyrë për ta bllokuar këtë? unë di që është IKMT dhe IMVT dhe është në dispozicion të kryetarit të bashkisë dhe ai është syri juridik dhe politik i këtij çështjeje. Nuk po e shoh atë që të dalë si ministrat për këtë çështje dhe objekte. Kryetari i bashkisë është zhdukur, por ai ka përgjegjësi ligjore. Në ndërtim paraqitet policia bashkiake, policia e rendit, IKMT-ja dhe duhet ta kishte kapur njëra. Por këto kanë një administrim politik nga sipër që i pengon të veprojnë. Sot për sot personi që ka me detyrë organike të ndërtimeve pa leje është bashkia. Kjo është vepër penale kriminale e kryer në bashkëpunim.

