Lefter Gështenja: Nuk ke kë të takosh në Librazhd e Përrenjas, njerëzit kanë ikur në emigrim
Deputeti i PD Lefter Gështenja gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se nëse opozita nuk do të krijojë frymë, situata do të jetë dramatike për shqiptarët.
Si përfaqësues në qarkun e Elbasanit, Gështenja tha se në Librazhd dhe në Përrenjas nuk ke më me kë të takohesh pasi njerëzit kanë ikur në emigrim.
Lefter Gështenja: Në zonat që unë përfaqësoj në qarkun e Elbasanit në Librazhd dhe në Përrenjas kriza ekonomike është ulur këmbëkryq në çdo familje. Fukarallëku në çdo familje shqiptare. Sot që flasim në çdo takim që unë shkoj në zonë nuk ke njerëz me kë të takohesh më. Nuk ke njerëz kanë ikur në emigrim. Nuk gjen të rinj apo të reja për punë. Të gjithë janë larguar në emigrim; Gjermani, Angli, Maqedoni. Sot që flasim nuk ka fuqi punëtore të punojë. Është ulur papunësia se kanë ikur njerëzit.
“Nuk kanë ikur vetëm njerëzit e thjesht e punëtorë. Sot që ne flasim ikin familjet bashkë me fëmijë. Gati 8 mijë e 800 fëmijë në 9-vjecare mungojë se kanë ikur me familje në emigrim. Sot po largohet shtresa e mesme, intelektualët, inxhinierët, juristët, mjekët, ekonomistët. Nëse opozita nuk do të krijojë frymë, kjo situatë do të jetë dramatike për shqiptarët.”

