Hazizaj: VKM-ja e Ramës për ndërtimet pa leje një turp, bie në kundërshtim me ligjin

Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, juristi Sokol Hazizaj u shpreh se qeveria ka krijuar tashmë një frymë abuzive ku çdo gjë bëhet sikurse do kryeministri.

Ai tha se VKM-ja për konfiskimet e ndërtimeve pa leje është një turp i madh dhe se bie në kundërshtim me ligjet e vendit.

Hazizaj: Është krijuar një frymë abuzive dhe më vjen keq që ata që rrinë pranë kryeministrit bëjnë atë që do kryeministri. Sot funksionin vetme një institucion që është ai i kryeministrisë. Kemi gjykatë kushtetuese dhe ky akt që ka nxjerrë këshillimi i ministrave është një turp.

Ky është turp i atyre që e prodhojnë këtë gjë, sekretari i përgjithshëm dhe ata që janë aty. Ky është si akti normativ i vitit 2020 me OFL-në dhe ne e çuam në gjykatë Kushtetuese, por ata kanë frikë të gjithë sepse kanë gratë në punë. Ky akt nga mënyra se si është prodhuar nuk shërben për qëllimin.