Bushati: Rama po merr kosto mbi vete me ndërtimet pa leje, do shtetin ligjor e zhvillimin e Tiranës

Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, ish-deputeti Ervin bushti u shpreh se nuk mund të pritet vetëm nga gjykata që të zgjidhe çështjen e pronave dhe ndërtimeve pa leje në vend.

Ai tha se Rama po e merr këtë kosto mbi veten e tij sepse ka vullnet për një tiranë më të mirë dhe një shtet ligjor.

Bushati: Nuk mund të presësh që gjykata të zgjidhë çështjen e pronës në vend kur dihet se është një çështje shekullore e jona. Kryeministri e ka një çështje me pasion dhe detyrë apo mision dhe do ta çojë përpara. Ndonjë herë merr mbi vete edhe kur institucionit nuk funksionojnë.

Pse e ka marrë kryeministri këtë kosto mbi veten dhe po ha një goditje, është për shkak të vullnetit të tij për të pasur një tiranë dhe një shtet ligjor, çka është më i madh se sa vullneti i atyre që duhet të kishin bërë detyrën ndërkohë. Mendoj se si udhëheqës merr edhe peshën dhe trysnisë.