Shpërndante kanabis në lagje të ndryshme të Tiranës, kapet 19 vjeçari me 140 doza dhe municion luftarak në shtëpi
Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzë se shpërndante doza droge në pjesë të ndryshme të Tiranës.
Të riut iu sekuestruan 140 doza lënë narkotike dhe një sasi municioni luftarak
Me finalizimin e operacionit "Doses 2", në rrugën "Karl Gega", u bë kapja e shtetasit B. K., 19 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni kuftarak.
"Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, në sasi të mëdha, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës," njoftoi policia.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
