Reforma territoriale, Bejko: Shtimi i numrit të bashkive për 2 arsye madhore
PD sot ka çuar në komision një projekt që parashikon rritjen e numrit të bashkive me 33.
Roland Bejko ekspert për reformën territoriale në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se në bazë të problematikave të identifikuara lind nevoja për shtim të numrit të bashkive për dy arsye madhore.
Sipas tij kjo lidhet me demokracinë vendore dhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve.
Roland Bejko: Po të kishim më shumë kohë të rrinim edhe më shumë, mund të dilnin edhe më shumë si nevojë. Është identifikuar problematika dhe në bazë të kësaj janë bërë edhe përcaktimet. Të udhëhequr nga 2 arsye madhore rezulton që bashkitë që janë në periferi janë më larg dy shtyllave kryesore që synon vetë reforma. Njëra është demokracia vendore, pra këta qytetarë e kanë larg bashkinë, legjislativin lokal, nuk ka pjesëmarrje të qytetarëve në vendimmarrje. Dhe shtylla e dytë është efikasiteti në ofrimin e shërbimeve dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve. Këto janë dy shtyllat kryesore.
"Ne duam të rishikojmë reformën dhe të afrojmë pushtetin te qytetarët.", tha Bejko.
