Financimi rus përplas palët, Berisha thirrje Bashës: Bëj transparencën! Rama: Mos u ngutni, ka akoma!
Financimet ruse të Partisë Demokratike në vitin 2017 janë shndërruar në objekt i përplasjes së radhës mes mazhorancës dhe opozitës. Kryedemokrati, Sali Berisha, i bëri thirrje Lulzim Bashës që të dalë dhe të bëjë sqarimin e së vërtetës, ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë kjo çështje është fakt ndërsa paralajmëroi se të tjera fakte pritet të zbulohen.
Sali Berisha i ka bërë thirrje, Lulzim Bashës, që të bëjë transparencën lidhur me akuzën e fondeve ruse.
Nga oborri i Kuvendit, Berisha i kujtoi Bashës se kjo është një çështje serioze e cila duhet zbardhur urgjentisht.
Berisha: I vetmi koment që kam unë për Lulzim Bashën është të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Kjo është shumë serioze. E them në mënyrë të vendosur. Unë nuk kam komunikuar kohët e fundit, por Komisioni i Auditit i krijuar për këtë qëllim atij do ti japë të drejtën të shpjegojë këtë aktakuzë të rëndë, por tërësisht personale, pasi është faktuar se ajo nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion të PD, nuk ka hyrë dhe dalë nga arka e PD, asnjë qindarkë. Kjo është e sigurtë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur, tashme. U bë njëherë nga gazetarë të Mother Jones, por tani nuk janë gazetarë, por shërbime inteligjente të SHBA.
Nga foltorja e Kuvendit do të vinte reagimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me financimet ruse në PD në vitin 2017.
Rama: Për sa kohë që kemi njerëz që besojnë çdo gjë, jeni në të drejtën tuaj të ushqeni iluzionin që mund të talleni me popullin por siç nuk ju ka ecur asnjëherë nuk do ju ecë kjo tallja e madhe me të gjithë, sepse do të bënte sens kjo vijë logjike nëse nuk do të ishit po ju që në atë kohë kur çështja u bë publike të mos kishit bërë betime për virgjërinë e Lulit. Nëse nuk do të kishte qenë non grata juaj që nuk do kishte dalë me çarçafin e bardhë pa asnjë njollë për pastërtinë e virgjëreshës që mbanit mbi krye.
Nëse ju nuk do të kishit akuzuar Sorosin për fakte që sot me demek po kërkoni ti nxirrni nga kthetrat tu i kam kyçur unë për llogari të atij që e hodhët në tokë kur nuk ju duhej më. PD është financuar nga para ruse kjo dihet, është botërisht e njohur. I dalë në atë kohë i mohuar kategorikisht nga ju, se unë nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëherë. Atëherë fjalimi juaj ishte tjetër dhe garancia absolute vinte nga vinte garancia për shumë vite, mos ma prekni Lulin. Kush e thoshte? Unë apo ai që sot ka rrëmbyer nga e para flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur në luftë me Amerikën.
Do të thosha se jo vetëm që ato para financim i paligjshëm kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzisht dhe që tani ai grusht është ndarë në dy gishta në një anë dhe dy në tjetrin dhe të mesit që përpiqet të gjejë nga do futet, por ka më shumës e kaq. Do ju thoja mos u nxitoni me deklaratë që do ju bien ndesh e do merrni pastaj një qëndrim të tretë e të katërt që se keni problem që nesër ti mohoni të gjitha sepse për sa kohë keni ende njerëz që ju vijnë nga pas qorrazi e i shpallin luftë botës me idenë që jemi vend sovran që s'do t’ja dijë për njeri, kam për borxh t’ju them: Mos u ngusni se ka akoma!
Më herët, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla theksoi se çështja e financimeve ruse duhet të trajtohet edhe nga komisioni i posaçëm parlamentar i reformës zgjedhore.

