"Lufta" ndaj ndërtimeve pa leje, pezullohet nga detyra shefi i komisariatit Nr. 1 dhe tre punonjës
Aksionet për zbulimin e kateve pa leje në pallatet në Tiranë janë shoqëruar me masa ndaj drejtuesve të policisë.
Mësohet se pas kërkesës për të bllokuar dy objekte në Farkë, është marrë vendimi për pezullimi nga detyra të shefit të komisariatit një në kryeqytet Bujar Mehmeti dhe të shefit të postës policore Farkë, Flamur Sula.
Gjithashtu e njëjta masë është marrë dhe ndaj agjendit të policisë, Alban Rama si dhe inspektorit të zonës Nazmi Karreçi.
Vendimet janë marrë tre javë pas nisjes së parë të sekuestrimit të objekteve që janë zhvilluar në shkelje të lejes.
Prej asaj periudhe gjithçka mbeti në heshtje çka u bë shkak dhe për kritika ndaj qeverisë. Kjo e shoqëruar dhe me akuza për favorizime për të pasurit, pasi familjarët janë futur në burg vetëm pasi ndërtuan dhe një kotec pulash.
Për të shmangur këto qëndrime ministri Bledi Çuçi ka zbritur sërish në terren.
Edhe kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të suksesshme nismën, duke u shprehur se tashmë një ndërtues ka firmosur për ti kaluar shtetit mbi 4 mijë metër katror ndërtim.

