Pallati me kate pa leje shkon për verifikim, Çuçi: Operacion ligjzbatimi për ato që pasurojnë xhepat
Nga Ora News Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 13:21
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka lajmëruar sot se një tjetër pallat në Tiranë ka shkuar per verifikim pasi ka kate pa leje.
"Sot kemi ardhur në një rast tjetër ku janë konstatuar shtesa kati pa leje.
Kjo nuk është një fushatë mediatike apo demagogji por është operacion ligjzbatimi i këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi sistemin e pjesës së vjetër të drejtësisë që kur u vijnë dosje nga njerëz të kamur për evanzion fiskal e krime të tjera e shohin si mundësi për të pasuruar xhepat e tyre," tha ai.