"I janë lagur kandelat", Balliu se konsideron Veliajn si konkurent në Tiranë: Dy pika shi përmbytin kryeqytetin
Klevis Balliu thotë se PD dhe opozita nuk kanë konkurent në Tiranë. Në një situatë hipotetike kur Rama mund të kandidojë sërish Veliaj për një mandat të tretë në krye të bashkisë së Tiranës, ai thptë se kryebashkiakut i janë lagur kandelat.
"Ai nuk është konkurent. Jo se nuk dimë ne por atë e vendos vota te ne jo Ndragheta. Ai të ndezi ça të dojë por i janë lagur kandelat. Dy pika shi në Tiranë përmbytet kryeqyteti për shkak të lejeve të ndërtimit që kanë bllokuar kanalizimet. Rrugët janë katastrofë.
Kryeqyteti jonë në çmime është i barabartë me kryeqytetet më të shtrenjta të Europës. Ky kryeqytet kalon me trefish çdo kryeqytet të rajonit për taksa.E ka çuar çmimin e një shkollë me 2 milion euro, në Europë standardet më të larta janë 600 mijë euro një shkollë. Sot kemi shkolla me dy turne se ka mungesë shkollash".
Në një intervistë për Rtv Ora, Balliu tha se Rilindja e Edi Ramës është një ndërmarrje e kalbëzuar në orgji të krimit.
"Këtu janë të gjithë llojet e kriminelëve të futur në një kompani që quhet Rilindje. Këta morën një hajdut shtëpish që i kishte vjedh shtëpinë Benzemas dhe e sollën drejtor të KESH. Këtu vidhte shtëpitë jashtë".
Balliu shktoi se për të luftuar korrupsionin duhet të rikthejmë shtetin.
"Për të rikthyer shtetin duhet të rikthejmë institucionet. Kemi një SPAK që nuk di çfarë bën, ku është dhe çfarë duhet të bëjë. Çdo orë sheh sesi ti largohet aferës më kriminale që është afera e incineratorëve të Erjon Veliaj. Shpik hetime boshe vetëm që të largohet nga hetimi që duhet ti bëjë incineratorit të Tiranës".