Aktivistët në protestë: Pse Bashkia nuk pi ujë çezme po harxhon 65 mijë € nga taksat për ujë të ambalazhuar

Një foto e vitit 2004 kur Erion Veliaj protestonte ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së Fatos Nanos për mungesën e ujit të pijshëm rikthehet sërish pas 18 vitesh.

Me bidon bosh ironizon duke pritur të mbushet nga shiu. Por sot për 18 vitesh dhe kur ka rreth 8 vite si kryebashkiak situate mbetet e njëjtë

Shoqëria civile ka ngritur shqetësimin pikërisht para derës ku Veliaj duhet të futet për t'i shërbyer qytetarëve të Tiranës. Sërish me bidona bosh u kërkua që t'i jepet fund mungesës së ujit në rubinetet e familjeve.

Në fakt investimet për rrjetin e furnizimit nuk kanë munguar. Por po ashtu dhe oraret për të mbushur ujë vazhdojnë ashtu sikurse edhe depozitat qëndrojnë mbi pallatet.

Madje edhe pse Veliaj ka deklaruar se uji që rrjedh me orar në çezmë është i pijshëm, vetë bashkia hap tendera për ta siguruar të ambalazhuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Bashkia Tiranë ka harxhuar në 2019 1.4 mln lekë për ujë të paketuar, në 2020 1.6 mln, në 2021 2.2 mln dhe në 2022 po 2.2 mln.

Pra gjithsej ka harxhuar 7.4 mln lekë ose rreth 65 mijë euro.

Drejtuesi i këtij institucioni thotë se Tirana ka 18 orë ujë në ditë. Nga këto 18 orë pse bashkia nuk pi ujë të cezmës, por harxhoi miliona lekë nga taksat tona për ujë të ambalazhuar?" tha aktivisti.