Shpresa e pashpresë/ Shtëpia iu rrënua nga tërmeti, e moshuara mes 4 rrugësh në Durrës

Prej 3 vitesh Shpresa Guçe jeton disa muaj në një çadër, e disa muaj në një kontenier, pasi shtëpia e saj u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. E moshuara që kujdeset edhe për dy vogëlushet e djalit të saj, thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga institucionet e shtetit

Shpresa Guçe jetonte në këtë shtëpi përpara 26 nëntorit të 2019, ditën kur vendi u trondit nga tërmeti i fortë.

Por, lëkundjet e forta bënë që dëmtimet të jenë të pariparueshme.

Prej gati 3 vitesh tanimë Shpresa Guçe, rreth 60 vjeçare, jeton në këtë çadër dhe kontenier të dhuruar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Çfarë ka rënë pardje, gjithë ai breshër, gjithë ai shi, mua më ka mbytur komplet kontenierin," tha ajo.

Ajo kujdeset edhe për dy fëmijët e djalit të saj të vetëm.

"Me fëmije të vegjël, fëmijët i kam të sëmurë me ilaçe, vetë e sëmurë me ilaçe, nuk e di pse shteti nuk po e shikon gjendjen time. Asnjë përgjigje s'kam marrë nga shteti, asnjë! Bashkia? Asnjë gjë s'më ka sjellë bashkia mua," tha ajo.

Merr vetëm 4 mijë lekë asistencë sociale, ndërsa edhe bonusin e qirasë deklaron që ia kanë ndaluar.

"Më kanë hequr dhe bonon e qirasë. Nuk e di me ç'të drejtë më kanë hequr bonon mua nga muaji prill deri tani. Tani na i kanë bërë 42 mijë lekë, nga 39-42 mijë lekë të vjetra, që ato nuk dalin për ilaçe njëherë. Për të jetuar? Mbledh hekura, mbledh kanaçe," tha ajo.

Dimri që po afron do jetë dhe dimri i tretë që ajo, bashkë me dy vogëlushe do të kalojnë në kontenierë.

60 vjeçarja iu lutet autoriteteve që të bëjnë diçka jo për lëmoshë, por sipas ligjit.

Shpresa e pashpresë/ Shtëpia iu rrënua nga tërmeti, e