Shqetësimet e përditshme të qytetarëve, gazetarja Leka: Nga mosrespektimi i orareve të urbaneve deri tek mbipopullimi

Diamila Leka, Gazetare e Ora News ngriti disa shqetësime me të cilat përballen qytetarët sa i përket transportit urban por dhe interurban. Ajo tha se:

Leka: “Unë kam ndjekur raste si në Tiranë por dhe në rrethe, kryesisht në qytetin e Cërrikut, në Elbasan. Gjithashtu problematikat vijojnë dhe në qytetin e Durrësit ku problem është njohja e mjetit të kartës së invaliditetit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërkohë në Tiranë pavarësisht se pohoet se ka kushte për personat që janë me aftësi ndryshe, që janë invalid, kanë problematika që ecin me karrocë.

Musai: Kanë në të vërtetë kushte?

Leka: Idea është që formalisht janë, të paktën nga rastet që unë kam vëzhguar, por kjo është vërtetë një problematikë. Ndërkohë oraret nuk respektohen, ka një mbipopullim brenda në mjete.

Musai: Cilat janë linjat më problematike?

Leka: Kryesisht linjat e jugut Fieri, Gjirokastra, por jo vetëm kam vënë re që edhe në linjat e veriut p.sh. Lezha, Shkodra.